Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 78 vdekje të reja nga koronavirusi të premten, duke arritur gjithsej në 450 të vdekur ose një rritje prej 21%.  

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i agjencisë shëndetësore Jerome Salomon shtoi se numri i rasteve ishte rritur në 12.612, nga 10,995 të enjten, që është një rritje prej 15 % në 24 orë, raporton Reuters.

Salomon tha se 1,297 njerëz ishin në gjendje të rëndë, duke pasur nevojë për kujdes intensiv, duke u rritur me 16 % në krahasim me të enjten.  

Vlerësohet se Franca ka rreth 5,000 shtretër të pajisur me pajisjet e nevojshme, por këto janë përhapur në mënyrë të pabarabartë në të gjithë vendin.