Franca ndërton spitale ushtarake fushore për pacientët me koronavirus

Ushtarët francezë u fotografuan duke montuar tenda ushtarake në Mulhouse, që bashkë me rajonin Alsace, janë pjesët më të prekura nga koronavirusi në Francë, shkruan “Daily Mail”.

Franca është njëra ndër shtetet evropiane me më së shumti persona të infektuar me koronavirus. Para disa ditëve, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij është në luftë me sëmundjen.