Franca me numër dukshëm me të ulët të vdekjeve nga koronavorusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar edhe 70 raste të reja me fatalitet duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në nivel vendi të arrijë shifrën 26 mijë e 380.

Presioni në njësitë e kujdesit intensiv vazhdon të lehtësohet, por 22.569 njerëz vazhdojnë të mbeten të shtruar në spitale sot si pasojë e infeksionit me koronavirus, përfshirë 2.776 raste të rënda në kujdesin intensiv.

Ndryshe, Franca ka paraparë dalje nga izolimi nga dita e hënë, 11 maj, në vend të datës 1 korrik që ishte paraparë më herët, transmeton KosovaPress.