Franca: Lajcak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi mund të llogaris në mbështetjen tonë

Kryediplomati sllovak, Miroslav Lajcak, sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë zhvillim kanë reaguar nga Ambasada e Francës në Prishtinë, duke thënë se Lajcak mund të llogarisë në mbështetjen e Francës në ushtrimin e detyrës së tij si emisar për dialogun Prishtinë-Beograd, raporton Gazeta Express.

“Miroslav Lajcak mund të llogarisë në mbështetjen e Francës për ushtrimin e funksionit të tij si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian si përgjegjës për lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një reagim të ambasdaës francize në tëitter.

Nga kjo ambasadë thonë se Lajcak do të përfaqësojë Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare në rolin e tij si ndëmrjetësues me synimin për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht të obligueshme për të dy palët.