MPB

Franca e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin policor me Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa e njoftoi ambasadorin e Francës në Kosovës, Didier Chabert, për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata është e qetë dhe stabile.

“Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga MPB-ja.

Ndërsa z. Chabert u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor.