Franca

Franca do të presë takimin ndërkombëtar të ndihmës për Ukrainën javën e ardhshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të presë një takim në mbështetje të Ukrainës në Paris të hënën, tha Elysée në një deklaratë të enjten.

Njoftimi vjen menjëherë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi Francën dhe falënderoi vendin për ndihmën prej 3 miliardë eurosh që Parisi i premtoi Kievit për vitin 2024.

Ukraina ka kërkuar më shumë ndihmë ushtarake, duke përfshirë municione, pas rënies së Avdiivka në Ukrainën lindore.

Kievi pretendon se kjo nuk do të kishte ndodhur nëse më shumë ndihmë do të ishte dorëzuar në kohë.

VIDEO BONUS: Eman Rrahmani: Nuk do ta votojë asnjë ligj që e dëmton familjen dhe njeriun