Franca distancohet nga “non-paper”: Nuk jemi burim i saj

Ambasada e Francës në Kosovë ka mohuar se Franca është e përfshirë në të ashtuquajturin “non-paper” franko-gjerman të publikuar nga gazeta “Koha Ditore”.

Përmes një reagimi në Twitter, ambasada franceze ka deklaruar se Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i atij “non-paper” dhe se dy shtetet mbështesin ndërmjetsimin e dialogut nga Bashkimi Evropian.

“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturin non-paper franko-gjerman të botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagim.