Franca dënon vrasjen e gazetarit saudit, kërkon hetime të gjera

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Dryan njoftoi sot se Franca dënon vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe dëshiron të kryhet një hetim gjithëpërfshirës për rastin, transmeton kp.

“Franca dënon me forcë këtë vrasje. Certifikata e vdekjes e z. Jamal Khashoggi është hapi i parë për të vërtetuar të vërtetën, por shumë pyetje mbeten pa përgjigje”, tha Le Dryan në një deklaratë.