Franca dënon gjigantin ‘Apple’ me mbi 1 miliard euro

Autoriteti i konkurrencës në Francë ka vendosur një gjobë rekorde prej 1.1 miliard eurosh për gjigantin e teknologjisë amerikane Apple për veprime anti-konkurruese.

Gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë nga rregullatori francez është kjo ndaj Apple.

Firma dhe dy shitësit me shumicë të saj në Francë u zbuluan se kishin një marrëveshje të padrejtë për të kontrolluar çmimet.

Hetimi filloi në vitin 2012, pas një ankese nga eBizcuss, e cila shet produkte Apple.

Shefi i autoritetit Isabelle de Silva tha “Apple në mënyrë abuzive shfrytëzoi varësinë ekonomike të këtyre shitësve dhe imponoi kushte të padrejta ekonomike për ata që ishin më keq se ato për rrjetin e saj të integruar të shitësve me pakicë”.

Apple thotë se nuk pajtohet thellësisht me aktvendimin.