Ju do të mendoni se të gjithë janë të vetëdijshëm se jo gjithçka që shihni në internet është e vërtetë. E megjithatë, shumë njerëz besojnë verbërisht dhe admirojnë fotografitë që ndonjëherë dalin të rreme.

Sa prej jush menduat se një lopë që mbështetej në BMW? Po në lidhje me foton e aktorit të njohur me presidentin rus? Epo, ato në realitet janë vepra të rreme. Më poshtë ju sjellim disa imazhe virale që janë ende mjaft popullore në internet. Ato mund do të ju befasojnë juve, të vënë buzëqeshje në fytyrën tuaj, si dhe të ju shokojnë.

Një lopë duke u ngrohur mbi një makinë Në fillim të vitit 2013, një foto e një lope që mbështetej në një makine u shfaq së pari në internet. Në fillim, imazhi nuk tërhiqte shumë vëmendje. Por, më 18 tetor të vitit 2013 ajo u bë mjaft e njohur.

Postimi ka nisur imazhin në stratosferën e popullaritetit dhe që atëherë ajo u botua mijëra herë në faqet e ndryshme të internetit. Në fakt, lopa u redaktua në Photoshop, përndryshe, pjesa e përparme e makinës do të ishte shembur nga pesha.

Steven Seagal ”bombardoi” Vladimir Putinin Gjatë vizitës së tij në shkollat e arteve marciale ruse, aktori Steven Seagal u fotografua me Vladimir Putinin dhe figura të tjera të rëndësishme.

Sapo fotografia u ngarkua në internet, u shfaq një foto e rreme e ngjashme, në të cilën aktori shihet duke i bërë dy gishta pas presidentin rus. Shumë njerëz besonin se fotografia ishte e vërtetë, por në realitet ajo nuk ishte ashtu.

Një djalë që mbron motrën e tij pas një tërmeti në Nepal Kjo fotografi u bë e njohur pas tërmetit që ndodhi më 25 prill të vitit 2015 në Nepal. Kjo është kur fotografitë e shumta të tragjedisë, duke përfshirë edhe këtë foto, janë dorëzuar në faqet e rrjeteve sociale.

Fotografia tregon një djalë që përqafon motrën e tij të frikësuar. Megjithatë, fotografia është marrë në Vietnam në vitin 2007 nga fotografja Na Son Nguyen. Siç tha për BBC News, ajo i takoi këta fëmijë në një nga fshatrat në Vietnamit.

Ata po luanin, ndërkohë që prindërit e tyre ishin të zënë me punë, por kur vajza pa një të huaj, filloi të qante dhe djali e përqafoi. Kjo foto u bë virale në mesin e përdoruesve të Facebook-ut në Vietnam, të cilët e titulluan atë “jetimët e humbur”.

Pastaj fotografia u përdor për të treguar “jetimët burmezë”, si dhe “viktimat e luftës civile në Siri”. Një grua e ulur si një bretkocë Natyrisht, kjo foto u redaktua dhe shumë njerëz u mahnitën nga fleksibiliteti i gruas. Por fotografia në të djathtë është e vërteta.

© RTV21.tv