FOTOT/ Pasi u deklarua vetëm për Geljanin, Sara shfaqet në krahët e Atdheut jashtë emisionit. Konkurrenti i bën dalje dhe e thumbon rëndë

itën e djeshme, dy konkurrentët e “Për’puthen”, Atdheu dhe Sara morën vëmendjen e të gjithëve me postimet e bëra në Instagram.

Ata shfaqeshin bashkë si të ishin çift, madje konkurrentja i komentoi “Bashkë zihemi, pa njëri-tjetrin nuk qëndrojmë dot”. Ky postim vjen ndërkohë që Sara është deklaruar në emision se është vetëm për Geljanin.

Por ashtu edhe siç pritej, ky reagim nuk është pritur aspak mirë nga Geljani. Ai ka publikuar në Instastory një foto ku një vajzë shihet duke zgjedhur mes disa maskave. “Cilën ‘fytyrë’ përdore sot?”, ka shkruar ai krahas fotos.

Në një postim tjetër ai i ka treguar Sarës derën, duke shkruar “Dil që këtu”. Në fund, si për ta mbyllur, Geljani e ka hequr konkurrenten nga rrjetet sociale.