Fotot e vitit në Evropë

Pak vjet në historinë e Evropës kanë qenë të rënda sikur viti 2020.

Pandemia mori jetën e shumë evropianëve në një periudhë kur gati po kalonte një shekull nga lufta e madhe.

Pamje të të vdekurve në Itali, si pasojë e COVID-19, shokuan kontinentin dhe gjithë botën. Njëjtë edhe rasti i Spanjës kur një pacient në shtrat të spitalit, doli në diell.

Në mënyrën më të mirë të mundshme, agjencia Asocciated Press ka përzgjedhur fotografitë që e përshkruajnë vitin që po mbaron.

Image

E mërkurë ishte dita e parë e vitit 2020. Në Paris të Francës shumë fishekzjarrë pritën këtë vit, që më pas doli të jetë i frikshëm e i errët për të gjithë.

Image

Përse Brexit? Shkruante në kapelën e një nga kundërshtarëve të largimit të Britanisë së Madhe nga Evropa, më 29 janar.

Image

Njerëz nga Maroku dhe Bangladeshi lumturohen në një anije kur shohin organizatat joqeveritare spanjolle teksa u ofrojnë ndihmë në Mesdhe, më 10 janar.

Image

Protestuesi ngre dorën lartë në një protestë të 2 qershorit në Paris, pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në duart e policisë.

Image

Refugjatët në Greqi, 9 shtator.

Image

Përkrahësit opozitarë të Bjellorusisë kundërshtojë qeverinë, 19 gusht.

Image

Një kamionetë bart një shtëpi të vogël teksa familja largohet nga një fshat në Nagorno-Karabakh ku shpërtheu lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 18 nëntor.

Image

Punëtorët mjekësorë dërgojnë një të plagosur në spital pas lëndimeve në luftën e Nagorno-Karabakhut, 28 tetor.

Image

Francisco Espana shikon në Mesdhe pas 52 ditësh në Intenzivë, si pasojë e koronavirusit, 7 shtator.

Image

Një kombinim portretesh i doktorëve italianë gjatë pushimit në punën e ngarkuar në kohë pandemie, 27 mars.

Image

Punëtorët mjekësorë me maska bartin një pacient me Covid në Rusi, 3 qershor 2020.

Image

Ushtarët rusë me maska kundër koronavirusit gjatë paradës ushtarake në Moskë, 20 qershor.

Image

Punëtorët që kujdesen për funerale largojnë trupin e një të vdekuri në një spital në Barcelonë, 5 nëntor.

Image

Pacienti me COVID-19 trajtohet në njësinë intenzive të Leganesit në Spanjë, 9 tetor.

Image

Anëtarë të shumtë të ekipeve të shpëtimit që shpëtojnë ata që ngelën nën gërmadha si pasojë e tërmetit në Izmir të Turqisë, 2 nëntor.