Visar Kryeziu

Fotoreporteri Kryeziu tregon se si i pa trupat e familjes Jashari pas vrasjes

Visar Kryeziu, ishte fotoreporteri i cili kishte fotografuar familjen Jashari.

Kryeziu ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur pas vrasjes së tyre.

Ai tregoi se si e kishte kuptuar se u vra komandanti legjendar Adem Jashari.

“Ka qenë një korrespodent i BBC-së, Nenad Shebek, nëse nuk gaboj. Ai ka qenë dera e cila i hapte punktet (pikat e kontrollit), se ka pasur shumë në Skenderaj sidomos pas sulmit. Ai tentonte të merrte informata nga polici i cili e ruante depon e materialit ndërtimor. Ai ia bënte policit “Kemi dëgjuar se këtu ka pasur sulm”, polici vazhdimisht i thoshte “Largohu, largohu, s’po më intereson”, edhe e pamë që nuk po do me dhënë informata”, tha Kryeziu në Klan Kosova.

“Unë bile nuk pata dal nga vetura fare, sepse ka qenë kohë pa kohë. Duke dashtë të kthehet në veturë Shebeku, i drejtohet sërish policit “Më fal, a është e vërtetë se Adem Jashari u lajmërua nga Tirana?”, se donim ta konfirmonim nëse lajmi është i vërtetë”, shtoi ai.

“Në ato momente polici u bë shumë nervoz, e humbi kontrollin e mu drejtua:”Ti a je gazetar? A je fotograf?”, eja këtu. E hapi derën e deposë, unë mendova se po do të më pushkaton a zoti e din!. Shkon ai edhe e hap atë pjesën ku kanë qenë trupat e mbuluar me një çarçafë dhe më thotë: “A u lajmërua ky prej Tiranës”, vazhdoi tregimin fotoreporteri Kryeziu.

“Në atë moment, në atë panik duke m’u dridhur duart, mezi i kam bërë disa fotografi”, theksoi ai.

Në nderim të familjes së komandanti legjendar Adem Jashari, më 5,6 dhe 7 mars, në Kosovë shënohet Epopeja e UÇK-së.

VIDEO BONUS: Në Kosovë ka nisur manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”