Sot në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë, komunikacioni ka qenë i bllokuar për shkak të një alarmi për bombë.

Rrugët janë bllokuar që nga ora 10:30 e mëngjesit pas një thirrje kërcënuese se do të ketë shpërthime në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, shkruan Ballkani.info.

Pas disa orëve që njësitet e policisë kanë kontrolluar në objektet ku dyshohej për bombë, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Në fund të ngjarjes, pati edhe momente kur njësive policore nuk iu kanë ndezur veturat.

Veturës së policisë i erdhi në ndihmë një nga patrullat e tjera, ndërsa pas heqjes së shiritave, komunikacioni iu kthye normalitetit. /Ballkani.info