Fotoja që po prek botën: I riu në terapi intensive, elefanti “Dumbo” i mban dorën

Fotoja e një pacienti të intubuar i cili mban në dorë një lodër të elefantit të famshëm ‘Dumbo’, është bërë virale në rrjetet sociale duke prekur shumë njerëz.

Fotoja e realizuar nga fotografi Andrea Pizzini si pjesë e projektit të tij ‘Wellenbrecher’ (vendpushimi), do të jetë pjesë e një dokumentari mbi Covid-in.

Personi në intubim është një djalë me sindromën Doën, i cili prej disa ditësh është luftuar me Covid-19.

“Unë isha në repart gjithë natën. Ai sapo kishte ardhur me “Dumbon” e tij . Një lodër e madhe e mbushur e cila herë pas herë binte nga krevati. Por infermierët dhe mjekët ishin të gatshëm ta vendosnin sërish në krevat sa herë ai binte.”

“Ai nuk ishte i intubuar,” thotë Pizzini. Ai flinte me kafshën e tij dhe kaloi një natë të qetë. Gjatë ditës ai na përshëndeti të gjithëve duke na dërguar puthje nga larg.”

“Gjithçka filloi pasi një mik i cili punon në kujdesin intensiv u sulmua disa herë në mediat sociale. Ata e quanin atë një “aktor”. Kështu që mora kamerën time dhe shkova në repart,” tha Pizzini.

Megjithëse fotoja u bë virale, nuk munduan as komentet negative në të cilat shumë persona shkruanin se ai nuk është një i ri, por një plakë pasi flokët e tij ishin të bardhë. Por, e vërteta qëndronte se ato ishin tubat me të cilat bëhej e mundur që ai të merrte frymë.