Fotoja e vajzës me dy baballarë bëhet virale, për një arsye të veçantë

Është një familje e zakonshme. Një vajzë e vogël, prindërit e saj të divorcuar dhe i fejuari i nënës së saj.

Në një postim viral në Facebook, fotot janë ndarë 136 mijë herë dhe janë pëlqyer më shumë se 237 mijë herë.

Rasti i familjes së përzier ndodhet në Teksas. Babai biologjik dhe “burri” i nënës së saj i kanë dhuruar dashuri të çmuar vajzës 5 vjeçare.

Fotografitë tregojnë dy burrat që puthin 5-vjeçaren Willow Mengon në faqe dhe e përqafojnë atë.

“Mendova se këto foto duhet të ndaheshin, por për vëmendjen absolute që ka arritur, kurrë, për 1 milion vjet nuk e kisha menduar”, shprehet njerku i vajzës Dylan Lenox.

Lenox, një i diplomuar në vitin 2009 në West High School, është në një lidhje me Mengon, diplomuar në vitin 2006 në Midway High School.

Çifti ka tre fëmijë mes tyre, dy prej të cilëve të gruas dhe djali i tretë, i burrit.