Fotoja e shpresës – Foshnja e porsalindur do t’i heqë maskën mjekut

Është bërë mjaft virale në internet një foto ku një fëmijë i porsalindur përpiqet t’i heqë maskën mjekut që e mban në krahë.

Momenti është përjetësuar nga një foto e postuar në Instagram nga mjeku gjinekolog Samer Cheai, i cili ka asistuar në lindjen e fëmijës.

Ky imazh ka bërë xhiron e rrjetit dhe shumë e përshkruajnë atë si “fotografia e shpresës”.

“Të gjithëve na duhej një shenjë që të na tregojë se shumë shpejt do t’i heqim maskat”, shkroi Cheaib në mediat sociale.