Forcat e Armatosura të Kosovëës po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s ‘Përgjigjja e menjëhershme-19’, e cila po mbahet në Kroaci, Slloveni e Hungari.

Stërvitjet kanë filluar që nga 10 maji dhe do të vazhdojnë deri me 6 qershor.

E një foto e përbashkët e ushtrisë kroate, shqiptare dhe të Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke u komentuar edhe nga mediat serbe, shkruan Ballkani.info.

Ushtrimi do të zhvillohet me ekzekutimin e stërvitjeve në terren në nivel batalioni, ku do të përfshijë pritjen, përqendrimin e trupave, lëvizjen tutje dhe integrimin, me qellim kryesor të ndërveprimit në nivel taktik, në mes të ushtrive të shteteve pjesëmarrëse.

“Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë marrin pjesë në trajnime dhe ushtrime të ndryshme bilaterale dhe multilaterale, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me qëllim që gjatë tërë kohës të jenë sa më të përgatitur, për të vepruar dhe punuar në mjedis të kombinuar shumëkombësh, si dhe të shkëmbejnë përvoja me shtetet partnere”, tha dje MFSK-ja.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Forcat e Armatosura të Kosovës janë ftuar në një aktivitet të tillë nga NATO. /Ballkani.info