Fotoja e parë me binjakët

Aktorja e famshme turke Sinem Ozturk ka publikuar në rrjetet sociale foton e saj të parë me binjakët e sapolindur.

34-vjeçarja e njohur për rolin e Selma në serialin “Fate të kryqëzuara” dhe si Mahperi Hatun në serialin “Ertugrul”, solli në jetë dy djemë të shëndetshëm më 11 Mars.

Brenda pak orësh, fotoja ku Ozturk përqafon dy djemtë e saj me emrat Mustafa dhe Kemal, mori me mijëra pëlqime në rrjetet sociale.

Ozturk u martua me producentin Mustafa Uslu në vitin 2016.