Fotografitë e para nga vendi i sulmit në Arabinë Saudite FOTO

Arabia Saudite i ka dërguar gazetarët në vendin ku raketat dhe fluturakët pa pilot kanë sulmuar hapësirat e naftës në zemër të industrisë të kësaj Mbretërie.

Gazetarët kanë arritur në Bukajk në lindje të krahinës së Arabisë Saudite, ku gjenden hapësirat për përpurimin e naftës në Abkaik, transmeton Ballkani.info.

SHBA thekson se Irani i ka kryer sulmet ndaj industrisë së naftës në Arabinë Saudite.

Arabia ka njoftuar se “Irani e ka sposnsorizuar sulmin”.

Irani ka mohuar se qëndron pas sulmit, ku përgjegjësinë e kanë marrë grupi terrorist Huti nga Jemeni.

Analistët, megjithatë, thonë se raketat e kanë pas të pamundur të arrijnë nga Jemeni në Arabi. /Ballkani.info/

loading…