Reagim

Fotografimi i nxënësve me portretet e Osmanit e Konjufcës, reagon presidenca

Sot në media ka qarkulluar një fotografi ku në ambientet e Kuvendit të Kosovës, disa nxënës mbajnë në duar fotografitë e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Fotografia në fjalë ka nxitur reagime të shumta.

Së fundit për këtë çështje ka reaguar edhe presidenca e Kosovës. Në reagimin e tyre për Indeksonline thuhet se këtë aktivitet nuk e ka organizuar ky institucion.

“Aktivitetin ku fëmijët mbajnë kopje të buletineve të Kuvendit, në kopertinat e të cilave janë fotografitë e Presidentes dhe Kryetarit te Kuvendit, nuk e ka organizuar Presidenca”, thuhet në reagimin e presidencës.

Edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës është distancuar nga ky veprim dhe i ka bërë përgjegjës mësimdhënësit për fotografinë në fjalë.