Fotoja është bërë nga gazetarja Snezana Mitroviq, e cila ka tronditur rrjetet sociale përmes imazheve të ndryshme.

Edhe basketbollisti profesional serb e kishte komentuar foton, duke përshkruar dhimbjen që ka ndjerë.

“Në një foto, një vajzë e vogël emigrante është fotografuar diku duke fjetur në tokë të lagësht. Ajo është kilometra largë nga ku është rritur, duke pritur humanitetin e njerëzve të reagojë” shkroi Aleksandar Trifunoviq.

Ky ishte vetëm një nga shumë komentet që kanë prekur njerëzit anë e mbanë.

Në anën tjetër emigrantët kanë qëndruar afër kufirit Velika Kladusha – Maljevac, kanë vazhduar të presin të kalojnë kufirin për në Kroaci nga Bosnja duke kaluar kështu edhe barikadat e policisë së Bosnjes dhe Hercegovinës.

She is tired. She is sleeping on grass. Thay familly want to cross the border on Izačić #bih #Croatia #Bihac #Migrants #Crisis @N1infoSA pic.twitter.com/luGVDpHQhy

— Snezana Mitrovic (@Snejkicaa) October 22, 2018