Fotografia e moçme, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë

Është publikuar një foto e rrallë e ish-presidentit Hashim Thaçi e vitit 1992.

Në T7 janë shpalosur disa fotografi të vjetra, të protestave të vitit 1992 në Prishtinë nga fotoreporteri Ilir Bylykbashi.

Në një fotografi të vjetër shihen dy ish-presidentët e vendit, Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu duke protestuar së bashku.

Në pankartën të cilën e mbante Thaçi shkruante ‘Rrnoftë Universiteti i Kosovës’. Para Thaçit, shihet Fatmir Sejdiu.

Në këtë fotografi shihet edhe ish-rektori i Universiteti të Prishtinës, Mujë Rugova.