Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar ashpër për banerin e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” të motrës së tij, të mbijetuarës së familjes Jashari, Besartës.
Ai ka thënë se është e papranueshme, jo njerëzore keqpërdorimi i personalitetit të motrës së tij, për qëllime të caktuara politike, transmeton Ballkani.info.
“Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht”, ka shkruar Jashari.
Ky është postimi i plotë:







