Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, fotografia e komandantit është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Adem Jashari ishte kryekomandant i UÇK-së, bashkë me të vëllanë Hamzën, morrëb pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

Sulmi mbi Jasharajt ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.