Arian Daci, zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe djali i ish-kryeparlamaentarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci që ndërroi jetë sot pasi është zënë nga një ortek i borës në Brezovicë ishte i pasionuar pas skijimit ekstrem.

Në llogarinë e tij në Facebook dhe Instagram Arian Daci kishte një numër të madh të fotove duke skijuar.

Ndërsa sot, Daci ishte së bashku me shokun e tij, i cili ka shpëtuar pa lëndime.

Ilir Morinës, Drejotri i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit ka thënë se të dy kishin qenë duke skijuar jashtë qendrës së skijimit. Ata sipas tij, ishin duke bërë sporte ekstreme.