Dallimi
Fotografi që tregojnë dallimin e pamjes në mëngjes dhe në mbrëmje
Pamja e fytyrës tuaj duket ndryshe në mëngjes kur zgjoheni nga gjumi, e ndryshe në mbrëmje kur veçse jeni të kthjellur.
Për t’i bërë më të dukshme këto dallime, një fotografe e quajtur Barbara Iweins, ka bërë një projekt të quajtur “Në qoshte të rrugës sime”. Aty janë 300 portrete të njerëzve, të realizuara për pesë vite.
Ora shtatë e mëngjesit dhe shtatë e mbrëmjes janë dy kohët kur Iweins ka shkrepur fotografitë e saj me njerëz të ndryshëm, shkruan Insider.
Për ta realizuar këtë, fotografja i ka ftuar personazhet e saj të kalojnë një natë në shtëpinë e saj ose të shkojë ajo në shtëpinë e tyre, në mënyrë që t’i fotografojë ata para se të bien për të fjetur dhe menjëherë pasi të zgjohen nga gjumi.
“Gjatë fotografimeve kam vërejtur se momenti i vetëm i ditës kur një person nuk ka ndonjë mbulesë në fytyrë është koha kur ai hap sytë për herë të parë pas gjumit”, ka thënë ajo.
Megjithatë, Iweins planifikon ta vazhdojë edhe më tej këtë projekt. Ajo do t’i bëjë edhe 30 portrete në vitin 2019.