Fotografi nga Prishtina pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë

Deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me virusin Covid-19.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Deri më tani, janë mbyllur shkollat, të gjitha kafiteritë, restorantet, e dyqanet të cilat frekuentohen në masë të madhe nga qytetarët.

Qytetarët e vendit duket se po e respektojnë vendimin e qeverisë që të qëndrojnë në shtëpi, për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19, i cili deri më tani, në tërë botën ka marrë jetën e më shumë se 5 mijë personave.

Pas konfirmimit të 5 rasteve me Coronavirus në Kosovë të gjitha qytetet e Kosovës kanë filluar të marrin masa.

Klina, Vitia e Malisheva janë qytetet në të cilat janë ndaluar hyrje-daljet. Kjo pas inga këto tri qytete janë të prekurit me koronavirus.

Por, të izoluar po qëndrojnë edhe prishtinasit, e kjo më së miri shihet në fototo e realizuara nga fotografi Marjan Komani, këtë të diele në Prishtinë.

Sheshet e rrugët e kryeqytetit po qëndrojnë të heshtura e pa njerëz, të cilët si masë kryesore mbrojtëse ndaj virusit, po e praktikojnë qëndrimin nëpër shtëpitë e tyre.

Ndryshe, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ndërmarrë disa masa parandaluese, përfshirë edhe mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet deri më 27 mars.