Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, tashmë gjenden në Gjykatën Speciale, ku po akuzohen për një seri krimesh të pretenduara nga kjo gjykatë.

Gjatë ditës, është mbajtur seanca e parë dëgjimore ndaj ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Ai ka mbajtur një fjalim të zjarrtë përballë prokurorëve të specializuar pranë Gjykatës Speciale.

Ndërsa, ndaj ish-udhëheqësit politik, Hashim Thaçi, seanca dëgjimore do të mbahet sot në orën 15:00.

Pas ngritjes së aktakuzave ndaj këtyre tre personave, kanë filluar të publikohen fotografi që nuk janë parë më parë, të Thaçit, Veselit dhe Krasniqit.

Një e tillë është publikuar gjatë ditës, ku shihen këta tre në një shtëpi, diku rreth vitit 2000.