FOTO| Zyrtarët e MKRS-së me vetura zyrtare në Durrës, nuk ia përfillin “urdhrat” Kurtit

Veturat 3Z të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë parë gjatë fundjavës në Durrës. 

Në disa fotografi të siguruara nga Insajderi, shihet se dy vetura të këtij institucioni po qëndrojnë në shtetin fqinjë të Kosovës.

Demokracia.com merr vesh se veturat janë të MKRS-së, derisa nuk dihet se për çfarë arsye po qëndrojnë atje, por koha kur janë bërë fotografitë është natën, pra jashtë orarit të punës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë vazhdimisht i ka kritikuar pushtetet e atëhershme se po keqpërdorin veturat zyrtare jashtë orarit të punës.

Kështu, ai kishte premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij.

Megjithatë, duke se ministrat e emëruar nga vet ai, nuk po ia përfillin “urdhërat” shefit të Qeverisë.