Një delegacion nga Shtëpia e Bardhë dhe kancelari austriak Karl Nehammer pritet të vijnë për vizitë sot në Kosovë. Për këtë në sheshet e Prishtinës janë vendosur shirita të Policisë dhe janë të zbrazët.
Në sheshet e Prishtinës nuk ka lëvizje të qytetarëve për dallim ditët e tjera, pasi që ato janë bllokuar me shirita të policisë për shkak të vizitave të delegacionit të Presidenti Joe Biden dhe kancelarit austriak, shkruan Demokracia.com.
Në ora 14:30 në Sheshin Skënderbeu organizohet pritja me ceremoni shtetërore për Kancelarin e Austrisë, Sh.T. Karl Nehammer.
Po ashtu, Zyra e Presidencës ka njoftuar se sot nga ora 15:00 një delegacion i Shtëpisë së Bardhë do të vijë në Kosovë, ku do të priten nga presidentja Vjosa Osmani.
Ndërsa Në orën 16:10, Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Vizita e Kancelarit austriak në Kosovë është pjesë e vizitës së tij në tre vendet e Ballkanit Perëndimorë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, dhe sot në Kosovë./Demokracia.com/











