Suharekë

FOTO/VIDEO| Zjarr në një autoservis në Suharekë, digjen disa vetura

Një autoservis është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Duhël të Suharekës, ku për pasojë janë djegur disa vetura.

Ballkani.info ka siguruar video nga vendi i ngjarjes ku zjarrfikësit e Komunës së Suharekës dhe banorët e fshatit Duhël, përballën me zjarrin që shkrumboi disa vetura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytqyi.

“Rreth orës 14:45, policia është njoftuar se një zjarr i madh është ndezur në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës. Në këtë rast zjarri ka përfshirë një autoservis, ku janë djegur disa vetura dhe demi material është i madh”, ka thënë Bytyqi.

Tutje ai ka treguar se zjarrfikësit e Suharekës janë ndihmuar edhe nga kolegët e tyre të Mamushës dhe të Prizrenit.

“Zjarrfikësve të Suharekës iu kanë dalë në ndihmë edhe ata nga Mamusha e Prizreni. Deri më tani nuk ka të lënduar, vetëm dëme të mëdha materiale. Dy qytetarë dhe një zjarrfikës kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të tymit”, shtoi ai.

Edhe, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Muharremaj ka treguar se kanë mungesë te zjarrfikësve.

“Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja. Të gjitha institucioneve përkatëse, lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasysh. Ky rast në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale, Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja. Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasysh”, ka shkruar Muharremaj.

Ai ka shtuar se ky rast në Duhël ishte me shumë rrezik, por “shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale”./Ballkani.info/