Aplikimi për një vizë është një sfidë në vete për qytetarët e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës për të aplikuar për një vizë detyrohen që të presin për orë të tëra.

Një qytetar ka treguar për Demokracia.com se ndonëse e ka pasur terminin për të aplikuar për vizë në ora 15:00 ai është ende duke pritur ndonëse tash ka kaluar ora 20:00.

Nga fotografitë që ka dërguar ky qytetar shihen shumë njerëz që po presin edhe në këto orë të vona.