Zjarri

FOTO/VIDEO| Erërat e forta e shpërndajnë edhe më shumë, vazhdon zjarri i madh në Fabrikën e Plastikës

Po vazhdon akoma zjarri i madh në Fabrikën e Plastikës tek Parku i Biznesit në Drenas.

Zjarri i cili shpërtheu orë më parë, nuk është shuar akoma, derisa duket se erërat e forta po e shpërndajnë edhe më shume.

Ballkani.info ka siguruar pamje nga zjarri që përfshiu fabrikën.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info/

Më poshtë pamjet: