Një person i moshës së re, ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetë aksidenti me veturën e tij, në rrugën e fshatit Lubishtë të Vitisë, në mesditën e sotme.
I njëjti dyshohet se teksa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollen mbi automjetin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Policia e Kosovës, ekipet mjekësore dhe ata të zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit i kanë ofruar ndihmë.








