Foto tronditëse nga grushti i shtetit në Venezuelë

Pas videove ku dukeshin autoblindat qeveritare që shtypnin protestues, pamje të tjera tronditëse vijnë nga Venezuela, ku situata duket se ka përshkallëzuar në një grusht të vërtetë shteti.

Kryeopozitari Guaido nisi një protestë në lagjen “bastion”, në Karakas, ku u shfaq i rrethuar nga forca me uniformë. Ai u bëri thirrje ushtrisë dhe policisë që të bashkohen me popullin.

Ushtarët e presidentit Maduro, ndërkohë, duken të vendosur në pozicione luftimi, nëpër ura e me armë të rënda. Gazetarët në terren raportojnë se po dëgjohen të shtëna nga të gjitha anët.

Guaido deklaroi se qeveria e ka humbur mbështetjen ushtarake, por Maduro thotë se sapo ka folur me gjeneralët, dhe i kanë garantuar mbështetje të plotë.