FOTO| Treni godet një veturë në Drenas, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes trenit dhe një veture në Baicë të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha ajo .

Ahemti tha më tej se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor./Ballkani.info