Foto “topless” në rezidencën zyrtare, Sanna Marin kërkon falje: Nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka kërkuar falje për një foto topless të të ftuarve në rezidencën e saj zyrtare.

Vjen disa ditë pasi ajo hodhi poshtë akuzat për një mënyrë jetese të tepruar në festa, duke bërë vullnetarisht një test droge, i cili doli i pastër.

Fotoja e fundit, e dy influencuesve të njohur, është realizuar brenda rezidencës së kryeministres në korrik dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Marin pranoi se “fotografia nuk është e përshtatshme” dhe kërkoi falje.

Në të, dy gra mund të shihen duke u puthur me njëra-tjetrën duke mbuluar gjoksin e tyre të zhveshur me një shenjë zyrtare që lexon “Finlandë”.

Të hënën, Marin tha se festa në rezidencën e saj zyrtare në Helsinki, Kesaranta, ndodhi pas festivalit muzikor Ruisrock në korrik. Mediat finlandeze raportojnë se fotografia është bërë në tualetet e katit të poshtëm të përdorur nga mysafirë.

“Ne bëmë sauna, notuam dhe kaluam kohë së bashku”, zonja Marin. “Kjo lloj fotografie nuk duhej të ishte bërë, por përndryshe, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi në festë”, shtoi ajo.

36-vjeçarja, e cila erdhi në pushtet në vitin 2019, ishte deri vonë kryeministrja më e re në botë.