FOTO tjera nga takimi në Shtëpinë e Bardhë: Thaçi i buzëqeshur, Vuçiqi tepër nervoz!

Javën e kaluar në Uashington është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësimin e emisarit të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Një foto zyrtare rreth këtij takimi është publikuar nga NSC (National Security Council) në Twitter.

Por ambasadori Grenell në profilin e tij në Instagram ka publikuar fotografi të reja brenda takimit Thaçi-Vuçiq në Washington.

Në fotografitë e publikuara nga Grenell, Vuçiq duket dukshëm i nervozuar, kurse Thaçi më i relaksuar dhe më i qeshur.

Shihni fotot në vazhdim: