Një person është arrestuar pas raportimit për ë shtëna me armë zjarri në Deçan.

Ballkani.info mëson se i arrestuari është Brahim Kuqi nga fshati Gramaqel i Deçanit.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës si dhe janë konfiskuar edhe dy armë zjarri dhe 50 copë fishekë.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.