Ish-sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, e ka bërë një gjest të turpshëm pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Avdijaj duke u larguar nga fusha u drejtua te lojtarët dhe tifzoët kundërshtarë duke prekur organin gjenital.

Kjo nuk i ka pëlqyer askujt në Austri, dhe tani ai është në qendër të vëmendjes nga mediat austriake.

Sulmuesi i TSV Hartberg, po kalon një sezon të mirë në Bundesligën austriake.

27-vjeçari, deri më tani këtë edicion i ka shënuar gjashtë gola deri tani dhe ka bërë tri asiste.

Der Hartberg-Stürmer fällt nach seinem Platzverweis mit einer obszönen Geste auf! #SkyBuliAT #HTBSCR #Avdijaj https://t.co/laEdEIzyMZ

— Sky Sport Austria (@SkySportAustria) March 31, 2024