Sot ka filluar lëshimi i targave RKS, pas shumë muajve ndërprerje për qytetarët e Kosovës njofton Ballkani.info.
Shumë prej automjeteve të cilat i kemi parë javëve të fundit me targa të njohura si “Probation”, e që ua kanë pamundësuar kalimin e kufirit sepse kanë qenë targa të përkohshme, tani më nuk do ta kenë një problem të tillë, Kjo pasi që, sot në Qendra e Regjistrimit të automjeteve ka filluar me lëshimin e targave RKS.
Ballkani.info nga burimet e veta ka mësuar se sot ka filluar lëshimi i targave RKS, pas shumë muajve ndërprerje, por ajo që bie në sy në fotografi, është numri i shumtë i njerëzve të cilët po presin në radhë në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Prishtinë, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pas gati më shumë se një muaj ka filluar me furnizimin me targa RKS.

Ballkani.info mëson se arsyeja e numrit të shumtë të njerëzve, është krijuar për shkak se ka probleme me sistemin kompjuterik i cili po bie kohë pas kohe.
Kujtojmë se nga MPB u theksua se pronarët e automjeteve të cilët posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit, janë të obliguar që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, në bazë të procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit si dhe duke u bazuar në vendimin e datë 10 janar 2020, për caktimin e tarifave. /Ballkani.info/







