Sulmet piroteknike nga simpatizantët e partisë së Vuçiqit po vazhdojnë në numër të madh në qytete të shumta anembanë Serbisë, duke përfshirë edhe Beogradin.

Një sulm i tillë ndodhi midis demonstruesve në rrugën “Knez Millosh”, transmeton Ballkani.info.

Sipas gazetarëve, progresivët qëlluan me piroteknikë në rrugën “Knez Millosh” rreth orës 9:30 të mbrëmjes, pas së cilës qytetarët, si dhe ekipet gazetareske, ikën në rrugët përreth.

Para piroteknikës, progresivët hodhën gjithashtu shishe dhe fishekzjarre drejt turmës. Më parë, gazetarët e Nova kishin regjistruar edhe “armatosjen” e huliganëve, të cilët mbanin shufra të mëdha prej druri. /Ballkani.info/

Beograd 14. avgust 2025. Protest studenata u blokadi I gradjana pod sloganom “Večeras pucate po šavovima” Generalštab Foto:Vladislav Mitić/Nova.rs