Shkolla ‘Ali Ajeti’ në fshatin Ballofc të komunës së Podujevës është shkatërruar nga disa persona.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen e Facebookut të këtij fshati, ku thuhet se me këtë rast tanimë po merret edhe policia.

Gjithashtu, u bëhet thirrje prindërve që të kenë kujdes me fëmijët sidomos me ata të cilët qëndrojnë gjerë në orët e vona pran shkollës.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM:

Mbrëmë persona të pandërgjegjshëm e kanë thyer shkollën fillore ‘Ali Ajeti’.

Kjo nuk është hera e pare qe ndodh një gjë e tillë. Policia është në kërkim të personave që e kanë bërë ketë vepër të ulet.

I lusim të gjithë fshataret tanë qe të kenë kujdes me sjelljet e fëmijëve të tyre, sidomos atyre që deri në orët e vona qëndrojnë afër shkollës pasi që kjo vepër ka ndodhur nga nxënës ose ish-nxënës të shkollës sonë.

Kjo është një turp për ne si fshat, gjera te tilla nuk duhet ndodhur ASNJEHERE. /Demokracia.com/