Big Brother

FOTO/ Semi “shpërthen” në lot nga surpriza e Borës: Pse thonë se na shohin ndryshe jashtë?

Bora Zemani ka surprizuar mikeshën e saj më të mirë, Semi Jaupaj, e cila është një prej personazheve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sapo janë takuar, Semi ka vrapuar për ta përqafuar Borën dhe nuk kanë munguar lotët.

Ndërsa Semi i tregonte se përqafonte me Donaldin sepse donte të ndjente energjinë e saj sa herë që ndihej keq.

Semi: Si qaj unë me ty si fëmijë…

Bora:Pse duhet të bësh kështu?

Semi: Më ka marrë shumë malli. Sa herë mendoja mos kalon këtu dhe doja të ndjeja energjinë tënde sa herë isha keq dhe shkoja përqafoja te Donaldi për të ndjerë energjinë tënde. Pse thonë ashtu që na shohin ndryshe jashtë? Unë e di që ti nuk e ke atë mendim.

Bora: Çke ti si të shohin jashtë? Kujtohu për çfarë u fute këtu. E ke sfidë personale këtë, e ke sfidë me veten.

Semi: Je mërzitur për gjërat që kam treguar?

Bora: Nuk keni lënë gjë pa thënë.