Të hënën u konfirmua se një prej avionëve më të mëdhenj në botë është djegur dhe shkatërruar, pas një sulmi të Rusisë në fushën ajrore të Ukrainës.
Mediat e huaja sot kanë publikuar pamje ku shihen pjesë të shkatërruara të avionit, rreth pesë ditë pasi u dogj.
Aeroplani që ka gjashtë motorë dhe peshon 314 ton, pritet të kushtojë më shumë tre miliardë dollar që të riparohet.
“Okupatorët rusë shkatërruan produktin më të rëndësishëm të aviacionit ukrainas – legjendarin An-225 Mriya. Ndodhi në aeroportin Antonov në Hostomel afër Kievit”, tha Ukroboronprom në faqen e saj në Facebook pak ditë më parë.
Avioni “legjendar” u projektua fillimisht nga Bashkimi Sovjetik kur kontrollonte Ukrainën si një republikë socialiste.
Antonov An-225 Mriya është projektuar dhe ndërtuar në Ukrainë në vitet 1980 nga Korporata Antonov. Avioni masiv është 84 metra i gjatë, me një hapje krahësh 88 metra – pothuajse dy herë gjerësia e një fushe tradicionale futbolli.
Ky avion është në gjendje të mbajë një ngarkesë të barabartë me dhjetë tanke luftarake ose rreth 418,000 paund (189,601 kg)








