FOTO| Rusët pretendonin se kishin rrëzuar dronin ukrainas, u zbulua se është gënjeshtër

Mbrëmë forcat ruse tentuan edhe një herë që përmes gënjeshtrave, të krijojnë përshtypjen në opinion se janë duke avancuar në luftën në Ukrainë.

Një shembull i tillë është se ata publikuan disa fotografi me të cilën pretendonin të tentonin të bindin masën se kanë rrëzuar dronin ukrainas TB-2 në rajonin e Khersonit – që ishte një gënjeshtër e radhës.

Madje menjëherë u konstatua se rusët kishin publikuar fotografitë e copëzave të dronit të vjetër, që ishte rrëzuar shumë kohë më parë.

Analistët e pavarur kanë konfirmuar se rusët deri më tani kanë rrëzuar të paktën gjashtë dron të tipit TB-2 që fluturojnë ngadalë.

E të enjten tentuan ta shtojnë edhe një në listën e tyre – duke provuar përmes një fotomontazhe të manipulojnë me opinionin.

Ishin analistët e ashtuquajtur “shërbimi informativ për kode të hapura” që shpejtë zbuluan “rrengun” e tyre – me të cilin tentuan të thonë se kanë rrëzuar një fluturake ukrainase.

Gjithçka filloi kur u publikua në rrjetet sociale fotografia që tregon një TB-2 të thyer të marinës ukrainase, me numër serik në bisht T187 që qëndron në baltë në rajonin Kherson – një prej pikave më të nxehta ku po zhvillohen luftimet.

Në të dyja fotografitë duket qartë dëmi i njëjtë. Krahu i majtë i thyer. Stabilizatori i shkëputur i bishtit. Madje edhe projektili i paprekur MAMA, por se ishte fotografuar në mars apo në fund të prillit – pasi një fluturake e tillë me të njëjta dëme ishte postuar nga dikush në rrjete sociale, transmeton Telegrafi.

Ishte edhe numri serik që i “tradhtoi” rusët dhe nuk u treguan të vëmendshëm, kur tentuan ta “shesin” këtë gënjeshtër për diçka kinse të vërtetë