FOTO| Qentë endacakë sulmojnë një 8-vjeçar në Rrugën C në Prishtinë

Komuna e Prishtinës vazhdon të përballet me problemin e qenve endacakë. Sulmet ndaj qytetarëve pothuajse janë bërë të përditshme teksa komuna vazhdon të sfidohet nga ky problem.

Qentë endacak sulmuan edhe një fëmijë 8-vjeçar para dy ditësh në rrugën Bedri Berisha tek Rruga C në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur nëna e fëmijës e cila rastin e ka njoftuar tek faqja e Facebook-ut “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, e cila raporton rastet e kundërligjshme në kryeqytet.

“Deshta me e raportu që pardje një qen endacak te rruga Bedri Berisha- Rruga C më ka sulmuar dhe kafshuar djalin tim 8 vjeçar. Është qen që tash e sa kohë rrinë në lagje dhe djali im është personi i 4 që unë po e njoh që e ka kafshuar”, citohet tek ketë thënë nëna e fëmijës.

Ditë më para, Komuna e Prishtinës dhe organizata “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për qentë endacakë.