FOTO që po bën xhiron e rrjetit, zjarrfikësit flenë në tokë pas shumë orësh luftë me flakët

Një fotografi që tregon zjarrfikësit në Greqi të shtrirë në tokë duke fjetur ka bërë xhiron e rrjetit.

Mediat greke kanë publikuar foton, në të cilën shfaqen zjarrfikësit vullnetarë duke pushuar, të shtrirë në tokë, pasi kanë luftuar për disa orë me flakët.

Bëhet me dije se zjarrfikësit janë anëtarë të Shoqatës të Vullnetarëve të Mbrojtjes së Pyjeve dhe se janë shtrirë në tokë nga lodhja, teksa përpiqeshin të pushonin.

Kjo foto është publikuar të premten në mëngjes dhe ka pasur me mijëra komente pozitive, për punën heroike të zjarrfikësve.