FOTO| Protestuesit në Hagë me pankarta kundër Dick Martyt, e quajnë gënjeshtar

Në sheshin e Hagës është duke vazhduar protesta, ku janë mbledhur qindra mërgimtarë, të cilët po e kundërshtojnë gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përveç pankartave të shumta, ku kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, aty janë parë edhe pankarta me karikaturë të ish-senatorit zviceran, Dick Marty.

Protestuesit kanë vendosu pankarta me karikaturë të Dick Martyt me hundën si të “Pinokios”, të cilin e kanë quajtur gënjeshtar.